Hillary Clinton i tha FBI se paraardhësi i saj, Colin Powell i kishte rekomanduar që të përdorte account-in e Emaile-ve private gjatë mbajtjes së postit të Sekretares së Shtetit
Gazeta “The Neë York Times’ raportonte se mbi bazën e një interviste që zonja Clinton kishte pasur me FBI rreth serverit të saj, intervistë që u shpërnda në Kongres gjatë kësaj jave; dhe mbi bazën e një libri që pritet të dalë në botinm rreth Bill Clinton në periudhën pas Presidencë.
Të dhënat nga intervista e Clinton me FBI, sjellja gjatë hetimit të çështjes, zbulojnë se u tha hetuesve se Poëell e ka këshilluar që të përdorë account-in e emaileve private.
Veç kësaj, një ekspert nga gazetaria, Joe Conason, duke iu referuar librit mbi Bill Clinton, thotë se sigurohen më shumë detaje. Në këtë libër, Conason rin derton skenën e një darke në vitin 2009, ku kishin marrë pjesë të tjerë sekretarë shtei të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë Madeleine Albright, Condoleezza Rice dhe Henry Kissinger, plus Poëell – ku secili prej tyre i ofroi zonjës Clinton mendime dhe këshilla si ajo të ëprgatitet për të marrë drejtimin e Departamentit të Shtetit.
Sipas librit të Conason , në këtë darkë Poëell i tha zonjës Clinton që të përdorë Emaile private.
Sipas raportimeve në “Times” Conason shkruante: “Diku nga fundi i mbrëmjes, në kohën e desertit, Albright iu kërkoi të gjithë sekretarëve të shtetit të SHBA që të mbajnë pak heshtje për diplomatët e rangut të lartë që kishin shërbyer për kombet e tjerë. Powell i tha zonjës Clinton që të përdorte Email-et personale, ashtu siç edhe kishte bërë; përveç informacioneve të klasifikuara, të cilat ai i kishte dërguar dhe i kishte marrë nëpërmjet Departamentit të Shtetit.
I kontaktuar për koment, ekipi i Poëell i tha CNN se nuk e kishte “në kujtesë” atë bisedë që përshkruhet në librin e Conason.
Asistenti principial i Powell, Peggy Cifrinio tha se ish sekretari i shtetit i ka shkruar një email- memo zonjës Clinton duke përshkruar përdorimin e tij të emaileve personale AOL , por për informacionin e pa klasifikuar. (Sipas CNN)