Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e cilësoi kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatos si një “diplomat dashurie”. Në fjalën e tij gjatë homazheve që po mbahen në Kishën “Ngjallja e Krishtit”, ai tha se Janullatos ishte një urë miqësie dhe komunikimi midis Shqipërisë dhe Greqisë.
“Shumica e të pranishmëve e dinë se çfarë arriti Anastas që kur mbërriti në Shqipëri, një vend i rrënuar nga regjimi autoritar me të krishterë të persekutuar dhe bashkëkombasit tanë të lënë në harresë. Megjithatë duke marrë forcë nga besimi i thellë, hodhi themelet e Kishës Ortodokse të Shqipërisë. Hapi dhjetëra institucione arsimore, shëndetësore dhe bamirësie, një mrekulli e vërtetë mes rrënojave. Gurët që na hedhin, ata që luftojnë kundër, thoshte se ne i mbledhin dhe me to ndërtojmë kisha dhe shkolla. Nuk është rastësi që sot e vajtojnë grekët dhe shqiptarët por edhe njerëzit kudo në botë pavarësisht feve. Ishte urë miqësie midis popujve dhe komunikimi midis shteteve. Jam një nga fatlumët që pata mundësi ta njoh dhe të bashkëpunoj me vite me radhë. E konsideroj këtë përvojë një angazhim profesional por dhe pasuri personale. Prandaj me plot të drejtë mund të quhet diplomati i dashurisë mision që e përmbushi me maturi dhe ndërgjegje.“, tha Mitsotakis.
Mistotakis shtoi se të gjithë duhet të ndjejnë përgjegjësi për trashëgiminë që ai la.
“Një njeri që të magjepste me dijet e tij dhe të ftonte që me shembullin e tij të bëheshe më i mirë. Këtu pëputheshin edhe rrugët tona në aftësinë për të kuptuar problemet e shumicës, vecanërisht të më të dobtëve dhe në përkushtimin për të luftuar pavarësisht vështirësive që të gjenin zgjidhje. Për grekët dhe ortodoksët në Shqipëri dhe kudo në botë, ishte burim krenarie ishte shërbëtor i palodhur dhe i përulur duke ofruar shpresë për besimtarët kudo në botë. Me urtësinë teologjike dëshmoi se Kisha Ortodokse mund të jetë komunitet i gjallë dashurie dhe kujdesi shoqëror. Se bashkon popujt sot të gjithë ndjejmë një trishtim të thellë por edhe ndjenjë përgjegjësie për trashëgiminë që na la. Ai ndërtoi kisha, si udhëheqëes krijoi ura bashkëpunimi, tregoi se mund të jesh njëkohësisht një grek i vërteë dhe figurë universale, u bëftë shembull i tij burim frymëzimi për brezat që do të vijnë. E përcjell me fjalët që na la amanet, guxojmë të shpresojmë.”, e mbylli fjalën e tij Mitsotakis.
Komente