Ish-zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë Kurti, Avdullah Hoti, sapo ka botuar një status në profilin e tij në Facebook e ku adreson një varg çështjesh të ndryshme, nisur prej pandemisë, thirrjes së presidentit ndaj partive për konsultime e duke përfunduar te tri përmendjet e gjakderdhjeve në vend. 

Z.Hoti vlerëson se Qeveria e Kosovës ka bërë punë të mirë pasi ka ndjekur këshillat e ekspertëve shëndetësorë të IKSHP-së, por ka kritikuar mungesën e koordnimit më të afërt me komunat e vendit.

Vetë kryetarët e komunave me raste nga pandemia e koronavirusit e kishin kritikuar Kurtin për një gjë të tillë, shkruan Periskopi.

 Më pas, Hoti ka treguar se partitë politike kanë në të vërtetë dy opsione: ose formimin e një shumice të re parlamentare, e me të edhe një qeveri të re, ose dakordimin për caktimin e zgjedhjeve të reja.

Ai po ashtu – dhe me shumë të drejtë – ka folur edhe për acarimin e diskursit publik në vend që eskaloi pas përmendjes së gjakderdhjes nga z.Albin Kurti, z.Agim Bahtiri dhe mbrëmë nga z.Andi Bushati.

“Tri referenca janë bërë deri më tani për gjakderdhje. E para është bërë në Kuvend nga Kryeministri në detyrë, e dyta nga Tirana dhe e treta sot nga Mitrovica. Por, jam i bindur se kjo shoqëri ka maturitetin e nevojshëm për të ndaluar zërat e tillë, tash, menjëherë dhe përgjithmonë.” – shkruan ai.

Statusi i plotë: 

 Kosova është me qeveri në detyrë, e cila duhet të kujdeset për menaxhimin e situatës emergjente shëndetësore nëpër të cilën po kalojmë. Dhe deri më tani ka bërë punë të mirë, duke përfillur këshillat e ekspertëve shëndetësorë të IKSHP, me përjashtim të mungesës të një koordinimi më të afërt me komunat nga kreu i Qeverisë dhe mbështetjes më të madhe për komunat, si dhe për policë, doganierë dhe të tjerë që janë në ballë të kësaj pandemie.

Partitë politike duhet të kryejnë konsultimet e thirrura nga Presidenti, i cili është i obliguar të përfillë procedurat kushtetuese për themelimin e Qeverisë së re.

Partitë politike në këto konsultime duhet të vendosin për njërin nga këto dy opsione.
E para, nëse ka vullnet për të formuar një shumicë të re parlamentare, atëherë Kuvendit i propozohet përbërja e Qeverisë së re nga partitë politike që e përbëjnë këtë shumicë parlamentare.

 E dyta, nëse nuk ka vullnet për të formuar një shumicë të tillë parlamentare, atëherë partitë dakordohen për datën e zgjedhjeve, e cilat duhet të jetë në një kohë të përshtatshme pas tejkalimit të kësaj situate.

Rrugë tjetër nuk ka. Të gjithë të bëhemi të përgjegjshëm për respektimin e Kushtetutës dhe rendit demokratik.

Tri referenca janë bërë deri më tani për gjakderdhje. E para është bërë në Kuvend nga Kryeministri në detyrë, e dyta nga Tirana dhe e treta sot nga Mitrovica.

Por, jam i bindur se kjo shoqëri ka maturitetin e nevojshëm për të ndaluar zërat e tillë, tash, menjëherë dhe përgjithmonë.

VERITAS.COM.AL/