Burrë e grua kanë humbur jetën në një aksident tragjik që raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin ‘Librazhd-Përrenjas’ ku një makinë tip ‘Volswagen’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Lengajcës.

Mësohet se 55 vjeçari Arjan Yze ka humbur kontrollin e automjetit duke përfunduar në përrua dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë edhe gruaja e tij e identifikuar si Majlinda Yze, 50 vjeçe.
Makina është pikasur vetem mëngjesin e sotëm nga drejtues të mjeteve në këtë rrugë.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë