Ibsen Elezi i është futur me themel garës për kreun e Partisë Demokratike, pasi është rivali i vetëm që Sali Berisha ka përballë.
Për ditën e sotme, ai kishte programuar një konferencë për median, të cilën e ka shtyrë.
“Më vjen keq që t’ju njoftoj se do ta anuloj konferencë për shtyp, sepse nuk është asnjë gazetar i pranishëm”, tha Elezi. “Duhet të ndodhte edhe kjo! Do të kërkoja pasqyrim korrekt të kësaj fushate. Nuk kam dalë si manekin të flas për rrjete sociale apo media, por mendoj që është në dinjitetin e gazetarëve të jenë prezentë”.
Sipas Elezit, kjo është një garë e rëndësishme, por të tjerët po mundohen t’i vënë epitete të ndryshme asaj.
“Disa thonë se unë jam i shitur. Herën e parë që ma kanë thënë, jam befasuar, por sot e kanë kaluar pritshmërinë time”.
Konferencën ndërkaq, ai ka thënë se do ta shtyjë për në 12 maj.