Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka kritikuar vendimet që PD mori në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Idrizi tha se ‘rrëzimi i Ramës’ është detyrë e opozitës, opozita nuk mund të vendosë  për këtë. Për kreun e PDIU-së opozita sot duhet të jepte alternativën e saj, se çfarë do të bëjë me arsimin, ekonominë, cila është alternativa e saj për të qeverisur.

‘Studentët nuk duhet t’i linim vetëm. Opozita duhet të fuste kokën e shpirtin brenda për t’i mbështetur, u ngritën për përgjysmim të taksave, prindërit e tyre s’kanë mundësi t’i çojnë në shkollë. Opozita duhet të ishte shpresë për ta, e bashkuar e qartë, duhet t’i jepte zgjidhje gjithë pyetjeve. Ç’do bëjnë me ekonominë arsimin. Sot jo nesër’, tha Idrizi.

Më poshtë, zoti Idrizi, kryetar i PDIU, vazhdoi:

‘S’e kuptoj dot si mund të merret vendim të heqë Ramën? Ka ndonjë detyrë tjetër opozita? Detyra është të shpalosë platformën. Shqiptarët sot kanë nevojë për zgjidhje dhe opozita duhet të japë alternativën e saj pse do të vijë në pushtet, për të ndryshuar qeverisjen, jo vetëm për të zëvendësuar një emër.’- tha Idrizi.

Veritas.com.al/