Koment/ 

Presidenti Meta ka gjetur rastin të paralajmërojë se ‘do të përdorë edhe gurin e fundit’ nëse Drejtësia do të merret me Ilir metën. Madje ai ka kohë që përdor fjalët ‘konflikt’, ‘luftë’, ‘gjak’, etj. Sot ka thënë se ‘gjaku nuk bëhet ujë’,  një frazeologjizëm i gjuhës shqipe që përdoret vetëm për hakmarrjen e egër.

Por ai ka menduar se mund ta fshehë kuptimin frazeologjik, duke ia dedikuar ‘gjakun’ përkujtimit të 29 Nëntorit- ditë e çlirimit të vendit, ditë që vjen pas gati një jave.

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga festa e Çlirimit, presidenti Ilir Meta ka nderuar me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” organizatën e Veteranëve të LANÇ.

Ka qenë vet kreu i shtetit ai që ka bërë të ditur lajmin dhe ka postuar dekoratën, ndërsa vjen me një mesazh të qartë në “Facebook” se; “Gjaku për Çlirimin e Atdheut nuk mund të bëhet ujë!”.

Por mesazhi thjesht është i koduar, ai transmeton tjetër drejtim, për te institucionet e Drejtësisë që do të guxonin të merren me Metën.

“Të dashur miq,

Kam kënaqësinë të ndaj me ju vendimin tim për të nderuar, në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.

Gjaku për Çlirimin e Atdheut nuk mund të bëhet ujë! 🇦🇱”, shkruan Meta.

Ndërsa liderë të maxhorancës i kanë kërkuar presidentit të vlerësojë dëshmorët e atdheut dhe ata që kontribuuan në Luftën Antifashiste, jo thjesht administratorët e luftës.

Veritas.com.al/