Nga: Ylli Dylgjeri/
Kosovarë, shaloni kuajt. Ma lirë ju del me kalë! Edhe Is Buletini me kalë erdhi në Shqipëri.
Ja ç’thotë kronikani:
Po më duket se po e shoh Isain! Mbërrijti, i lumi, nja dy-tri orë pasi që u shpall shteti! Zbriti nga kali. Ja këtu, mu këtu… S`e kam pasur as pesë metra larg. Me të ishte edhe një kolonë kalorësish kosovarë. Secili më i pashëm se tjetri! Secili më kreshnik se tjetri! Se cili më i zoti se tjetri! Isai vetë – dy metra mashkull! Ismail Qemali me shokë e pritën si është më së miri. Të gjithë e përqafuan Isain, e edhe kosovarët e tjerë që ishin me të.
Por…Isa nuk e pagoi taksën e rrugës! Paguan vetëm taksën e… kokës! Shteti kishte 2-3 orë që ishte shpallur….
Shteti mbahet me taksa.
Veritas.com.al/