Reuters 

Një gjykatë franceze ka dënuar ish-kryeministrin Francois Fillon me pesë vjet burg, tre prej të cilave pezulluar, për përvetësim të fondeve publike në një skandal që shkatërroi kandidimin e tij ne 2017 për president.

Gjykata e shpalli fajtor edhe gruan e Fillon, Penelope, për rolin e saj në mashtrim. U pa që ajo mori rreth një milion euro për punë minimale si asistente parlamentare e burrit të saj. Ajo mori një dënim me tre vjet të pezulluar.

Në një vendim tronditës të hënën (29 qershor), kryetari i trupit gjykues tha se Fillon, i cili ishte 66 vjeç, kishte gërryer besimin e publikut në klasën politike si rezultat i pagimit të gruas së tij me një pagë që ishte në disproporcion me punën e bërë.

Avokati mbrojtës i Fillon tha që ata do të apelojnë kundër vendimit. Do të thotë që Fillon do të shmangë shkuarjen në burg përpara se rekursi të dëgjohet.

Fillon ishte kryeministër nën Nicolas Sarkozy nga 2007 deri në 2012 dhe kishte patur përparësi në garën zgjedhore kur u shfaqen akuzat. Në atë kohë, Fillon denoncoi atë që ai e quajti një fushatë të mashtrimeve të ndyra dhe mohoi të ketë bërë ndonjë gjë të paligjshme. Megjithëse ai më vonë pranoi një gabim ne gjykim. Por gjykata tha se çifti nuk kishte arritur të vërtetonte se çfarë pune bëri Penelope dhe kishte grumbulluar pasuri si rezultat i mashtrimit.

VERITAS.COM.AL/