Shteti islamik po planifikon një sulm për “Të premten e përgjakshme” në të njëjtën ditë që Donald Trump do të bëjë betimin si president.

Dhe organizata e terrorit islamik raportohet se ka rekrutuar një numër të madh operativësh anglishtfolës muajt e fundit në një përpjekje për të komunikuar mesazhe para ngjarjes.

Forcat speciale amerikane janë në gatishmëri të lartë, kur Trampi të betohet si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 20 janar, 2017 në Washington.

Por analistët e sigurisë kanë ndjekur komunikimet mes anëtarëve të grupit që janë duke përgatitur sulme të fuqishme për atë ditë.

Sipas raporteve, ISIS ka zgjeruar prodhimin e videove me titra në anglisht në javët e fundit dhe është vënë re përforcim i shënjestrave në tokën amerikane.

Edhe kanalet e lidhura me Agjencinë e lajmeve  “Amaq” kanë vazhduar transmetimet në rrjetet sociale pasi ata dolën jashtë linje për njëfarë kohe, pas sulmit terrorist të hënën e shkuar.

Të paktën nëntë persona u lënduan kur një vrasës hyri me makinë në turmë në një kampua në Universitetin e Ohajos.

Sulmuesi filloi të therte me thikë ata që ishin aty, thotë policia.

Më pas, ai u identifikua si 18 vjeçari refugjat somalez, Abdul Razak Ali Artan, i cili u vra në skenën e krimit.

ISIS-i gjithashtu lëshoi një komunikatë në stacionin al-Naba në arabisht, ku konfirmuan se ai ishte pjesë e këtij grupi.

Lajmet gjithashtu shkruajnë se Britania është në majë të listët për sulme nga ky grup, paralajmëroi organi i zbatimit të ligjit në BE.

Eurpoli tha se “pas sulmeve ekstremiste në Belgjikë dhe në Francë, ekstremistët ka shumë të ngjarë që të godasin përsëri së shpejti.”

Të gjithë anëtarët e BE-së që marrin pjesë në koalicionin kudër ISIS-it, përfshirë dhe Britaninë, shihen si një grup legjitim “i shënjestrave të tilla”.

Një raport i publikuar sot nga Europolo thotë: “Franca është në krye të listës së sulmeve nga ISIS-i në BE, por gjithashtu edhe Belgjika, Gjermania, Hollanda dhe Mbretëria e Bashkuar.”

Raporti shton edhe se “Vlerësime nga disa shërbime inteligjente tregojnë se disa njerëz të drejtuar nga ISIS-i mund të jenë tashmë në Evropë dhe kanë mundësi të kryejnë sulme terroriste dhe se ka të dhëna se ISIS ka përgatitur sulme terroriste në Evropë që në 2013.”

Shërbimet inteligjente thonë se ISIS-i ka mbledhur  ekipe në Siri që janë dërguar në Evropë me detyra të caktuara, citohet në analizë.

/Veritas.com.al/