Me 189 vota pro dhe 126 vota kundër, Dhoma e ulet në Parlamentin Italian ka miratuar marreveshjen e firmosur mes kryeminIstrave Meloni dhe Rama per emigrantet.
Rezoluta e propozuar nga maxhoranca dhe e miratuar nga deputetet angazhon qeverinë e këtij vendi të ndërmarre veprime për te zbatuar sa më shpejt marrëveshjen.
Qeveria Italiane synon që të paraqesë sa më shpejt të jetë e mundur në dy dhomat e parlamenitt një projektligj- ratifikimimi i cili përmban rregullat dhe aktet nënligjore të cilat janë të nevojshme për zbatimin e marrëveshjes me Shqipërinë dhe ngritjen e dy qendrave per pritjen e emigrantëve.
Ne rezolutën e miratuar theksohet zbatimi urgjent I protokollit te Bashkëpunimit, ndërsa Shqipëria vlerësohet nga deputetët Italian si një partner I rëndësishëm strategjik.
Roma zyrtare e ka theksuar ne kete rezolute se marreveshja me Tiranen per emigrantet mund te merret si nje shembull per bashkepunimet e te ardhmes ne fushen e migracionit edhe me partnere te tjere te rendesishem.
Miratimi i kesaj rezolute ne Dhomen e Deputeteve te Paralamentit Italian erdhi pas fjales se Ministrit te Jashtem Antonio Tajani, i cili deklaroi se marreveshja per emigrantet e paligjshem mes Shqiperise dhe Italise nuk ka asnje ngjashmeri me planine e Britnaise per te derguar emigrantet e paligjshem drejt Ruandes.
Nderkohe Kuvendi i Shqiperise ka caktuar daten 21 dhjetor per te kaluar ne séance Marreveshjen mes Shqiperise dhe Italise.