Një ditë zie ka filluar në Itali për të paktën 300 njerëz që vdiqën kur një tërmet i fuqsihëm goditi zonën malore të Italisë Qendrore.

Kryeministri Matteo Renzido të marrë pjesë në funerale në qendrën e rajonit, Ascoli Piceno, për viktimat e qytetit Arquata.

Presidenti  Sergio Mattarella vizitoi Amatricen, qytetin më fatkeqësinë më të madhe, sot, e Shttune, në mëngjes.

Numri i të vdekurve u rrit në 284 teksa disa trupa të tjerë u gjetën gjatë natës.

Autoritetet thonë se do të vazhdojnë kërkimet derisa të gjenden trupat.

Viktimat më të shumtë janë italianë, por edhe disa të huaj ishin mes tyre, duke përfshirë edhe tre anglezë.

Punimet për shpëtimin janë penguar disa herë nga goditjet e reja të tërmetit që numërohen qindra prej tyre, ndër këto goditje njëra prej tyre dëmtoi edhe urën kryesore për në  Amatrice.

“Le të shpresojmë se nuk do të bjer, sepse atëherë qyteti do të izolohet nga të dyja anët”, tha kryetari i Bashkisë Sergio Pirozzi.

Goditje të reja tërmeti janë regjistruar në orët e para të të Shtunes, njëra prej tyre me magnitude katër.

Flamujt italian janë duke u valvitur në gjysmë shtizë në të gjithë vendin, sot  e Shtune, teksa vendi kujton viktimat e tërmetit.

Më shumë se 200 njerëz vdiqën vetëm në Amatrice.

(Sipas BBC)

Image result for mourning day in Italy

Image result for mourning day in Italy