Athina kërkon rifillimin e negociatave me Tiranën për çështjen e detit.
Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias, pritet të mbërrijë këtë hënë në Tiranë, ku pritet të mbajë një sërë takimesh të nivelit të lartë me autoritetet shtetërore.
Sipas programit të vizitës, Dendias fillimisht do të mbërrijë në Ministrinë e Mbrojtjes, ku do të takohet me homologun e tij shqiptar, Ermal Nufi, me të cilin pritet të diskutojë mbi bashkëpunimin dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë rajonale.
Më pas, ministri grek do të pritet në një takim nga kryeministri Edi Rama, ku gjithashtu parashikohet të zhvillohet një drekë pune në rezidencën qeveritare, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Kujtojmë se gjashtë vite më parë, si ministër i jashtëm i Greqisë ai ra dakord në Tiranë për ta zgjidhur çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare.
Komente