Zëdhënësi i Hamasit, Hassan Yousef, u arrestua të enjten gjatë bastisjeve të Izraelit në Bregun Perëndimor, sipas autoriteteve izraelite.
Yousef u arrestua “me dyshimin se vepronte në emër të Hamasit”, tha të premten për CNN Agjencia e Sigurisë izraelite Shin Bet.
Yousef është një figurë kryesore politike palestineze, që shërben si zëdhënës zyrtar i Hamasit në Bregun Perëndimor dhe mban një vend në Këshillin Legjislativ Palestinez.
CNN raportoi më parë se Yousef besohej të ishte në mesin e më shumë se 60 anëtarëve të Hamasit të arrestuar nga Izraeli në bastisjet në të gjithë Bregun Perëndimor, territorin palestinez të pushtuar nga Izraeli që po ndjen gjithnjë e më shumë ndikimin e luftimeve në Gaza