(FOTO: Menduh Thaçi)

 

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi ka dhënë sot dorëheqjen nga posti. Lajmin e ka njoftuar vetë zoti Thaçi përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.

Deri në Kongresin e Jashtëzakonshëm ku do të zgjidhet kryetari i ri pasues, Partinë do ta drejtojë Këshilli Drejtues ekzistues, në mënyrë kolegjiale.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të datës 11 dhjetor, PDSH e Thaçit mori vetëm 2 deputetë- rezultati më i ulët gjatë gjithë jetës së PDSH që nga krijimi në vitin 1995.

/Veritas.com.al/