Boris Johnson ka mohuar të ketë gënjyer Mbretëreshën mbi këshillën dhënë asaj mbi pezullimin pesë-javësh të Parlamentit.

Kryeministri ka folur pas vendimit të gjykatës civile të Skocisë të ditës së Mërkurë që mbylljen e Parlamentit e konsideroi të paligjshëm.

I pyetur nëse ai ka gënjyer monarkun rreth arsyeve të tij mbi pezullimin, ai u përgjigj: “Absolutisht jo!”.

Ai shtoi: “Gjykata e Lartë në Angli është plotësisht dakord me ne, por tani duhet të vendosë Gjykata Supreme”.

Fuqia për ta pezulluar Parlamentin shkon te Mbretëresha, e cila, konvencionalisht, vepron mbi këshillat e kryeministrit.

Pezullimi aktual pesë-javor ka filluar në orët e para të ditës së Martë, dhe nuk është planifikuar që parlamentarët të kthehen para 14 tetorit.

Veritas.com.al/