Lulzim Basha/

Protesta e nesërme është bashkimi me i madh i qytetarëve kundër padrejtësisë, kundër keqqeverisjes, kundër varfërisë.

Nesër do të marrin pjesë të gjithë qytetarët, gra, burra, të reja, të rinj, pensionistë, familjarë, studente, gjimnaziste dhe intelektuale, njerëz të artit, kulturës e sportit, të papunë e sipërmarrës, fermerë dhe punëtore.

Nga ky bashkim i madh kanë frikë vetëm ata që duan ti mbajnë shqiptarët të nënshtruar. Ndaj kanë filluar të shpifin e të gënjejnë për protestën.

Mos i besoni tamtamet e qeverisë, mos i besoni ata që kanë katër vjet që ju gënjejnë për punësimin, për shëndetësinë falas, për mirëqenien tuaj.

Ejani në protestë bashkë me familjarët tuaj, siç do bëjmë të gjithë. Forca jonë nuk është dhuna, por bashkimi, kurajë dhe ëndrrat që kemi për të ardhmen.

/Veritas.com.al/