Juncker i BE kërcënon Italinë: “Ne nuk do ti shtojmë fleksibilitet fleksibilitetit: Italia ka qenë në gjendje, në tre vitet e fundit, të shpenzojë 30 miliardë euro më tepër pa sanksione”

Ndërsa komisioneri për çështjet ekonomike, Pierre Moscovici, arrin në Romë me letrën e Bashkimit Evropian në xhep që do të paraprijë refuzimin e manovres,presidenti i Komisionit Jean Claude Juncker kërcënon qeverinë italiane.

“Unë e di, dhe disa kolegë kanë thënë në telefon, kanë thënë se nuk duan ti shtojnë fleksibilitet fleksibilitetit ekzistues në Itali,”ka thene Juncker në fund të samitit të BE.

“Nuk është qëllimi ynë të procedojmë në këtë sens. Italia ka qenë në gjendje, në tre vitet e fundit, të shpenzojë 30 miliardë euro më shumë pa sanksione. Kështu që kemi qenë shumë xhentilë dhe pozitive me Italinë, sepse Italia është Italia “.

Fjalët e tij jane pritur me një qeshje në sallë. Kështu luksemburgezi ka vazhduar: “Nuk kemi diskutuar draftin e buxhetit italian, sepse nuk ishte takimi i duhur, por e di nga e kaluara, Komisioni gjithmonë është akuzuar se është tepër bujar me llogaritë e Italisë.

” Unë nuk them se kemi qenë bujarë.por, në zbatim te Paktit të Stabilitetit kemi futur disa elemente të fleksibilitetit dhe Italia është i vetmi vend që ka përdorur të gjitha instrumentet e fleksibilitetit që kur kemi filluar të punojmë kështu si Komision “.

Veritas.com.al/