![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2021/05/KAS1-671x450-1-671x375.png)
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e opozitës për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në Korçë dhe në Elbasan.
Ditën e sotme pritet që të jepet edhe vendimi për zgjedhjet në Fier.
Kujtojmë që në Kolegjin Zgjedhor ka nisur shqyrtimi i ankimimeve të opozitës. Çështja e parë që po shqyrtohet është rezultati i zgjedhjeve në Gjirokastër.
VERITAS.COM.AL