Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un së shpejti do të vizitojë Rusinë për t’u takuar me presidentin Vladimir Putin, konfirmoi të martën Agjencia Qendrore e Lajmeve të Koresë së Veriut, pa dhënë një datë të caktuar apo vend për takimin …
Takimi mund t’i japë Kim-it më shumë liri veprimi në negociatat e ardhshme me Presidentin Trump, pasi samiti i tyre i shkurtit në Vietnam u prish për shkak të mosmarrëveshjes mbi heqjen nga ana e Koresë së Veriut të arsenalit të saj bërthamor.
Kremlini njoftoi javën e kaluar se udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut do të vizitojë Rusinë “në gjysmën e dytë të prillit”, por nuk e përpunoi më tej.
Veritas.com.al/