Ilir Meta do të jetë drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Kolegji Zgjedhor la në fuqi vendimin e KAS-it dhe emri i kreut të Partisë së Lirisë do të vendoset përbri koalicionit në fletën e votimit.

Ky koalicion kishte kërkuar që përbri “Bashkë Fitojmë” të vendoset emri i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Më herët gjatë ditës së sotme, Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimimin e koalicionit për të hequr logot e partive nga fletët e votimit.

Kjo do të thotë se logoja e Partisë Demokratike do të jetë në fletën e votimit për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Vendimi i arsyetuar për rrëzimin e kësaj kërkese pritet të jepet në ditët në vijim