Ka qenë ora 1:15 e 26 korrikut kur një motoçikletë është përplasur nga një makinë në rrugën Shkodër- Velipojë.

Nga ky aksident ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës, Preke Kokli, 60 vjeç banues në Velipojë.

60-vjeçari është përplasur me një mjet tip ‘Benz’ me targë AA 798 FI ku po udhëtonte Perparim Papa, komandant trafiku ne komisariatin e policisë Malësi e Madhe.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në postën e policisë në Velipojë për të dhënë sqarime mbi aksidentin.

Shkak kryesor i këtij aksidenti me pasojë është mungesa e ndriçimit në aksin Shkodër-Velipojë.

Veritas.com.al/