(FOTO: Nigel Farage, një nga liderët më të spikatur pro-Brexit)/
E mbështetur nga Tony Blair, ‘Britania e Hapur’ ka përpiluar një ‘listë sulmi’ me 20 anëtarë të parlamentit që mbështesin Brexit-in. ‘Britania e Hapur’ do të zhvillojë fushatë për të arritur që të heqë nga Parlamenti anëtarët e kësaj liste gjatë zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme. Kjo bëhet në përpjekjet për të sabotuar daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian (BE).
Ish kryeministri Britanik tha se ai ‘mbështet plotësisht’ planin e ‘Britanisë së Hapur’ i cili do të rishikojë kushetetushmërinë e figurave pro- Brexit ku përfshihen edhe Duncan Smith dhe Kate Hoey të sulmuar nga aktivistësh që janë të vendosur për ta lidhur Britaninë me Brukselin.
Britania e Hapur beson se mund t’i largojë anëtarët e parlamentit duke mobilizuar 500,000 mbështetësit që ndodhen në listat e tyre. Ky grup i ka bashkuar forcat me Lëvizjen Europiane dhe Britanike që më vonë mendojnë se do të bëhen 100, 000 aktivistë anti- Brexit.