“Fillojmë duke dënuar invazionin rus në Ukrainë , kjo ishte ftesa jonë dhe mbi këtë thirrje krijuam një thurrje mesazhes kundër luftës.”
“Jemi këtu sepse arti dhe muzika janë e vetmja mënyrë që ne njohim për të kundërshtuar luftën.”
Koncerti u organizua nga Shoqata e Muzikës së Greqisë Veriore dhe Shoqata Panhelene e Muzikës në përvjetorin e 77 të përfundimit të Luftës së dytë Botërore ndaj dhe 65 artistë këngëtarë e grupe muzikore që kanë marrë pjesë thirrën një “Jo” të fuqishme për pushtimin rus të Ukrainës dhe e dënuan atë me forcë.
Midis tyre emra të shquar të muzikës greke si George Dalaras, Eleni Tsaligopoulou, Rita Antonopoulou, Gerasimos Andreatos, Vasilis Lekkas etj.
Ata janë duartrokitur nga mijëra qytetarë ,por edhe pjestarë të sindikatave, shoqatat studentore dhe anëtarë të së majtës jashtëparlamentare, të cilët mbanin pankarta në duar dhe kanë hedhur parrulla për përfundimin e menjëhershëm të luftës.