Bllokimi i qeveris së Shteteve të Bashkaura po merr fund pasi Kongresi votoi për ligjin e financimit të përkohshëm.

Lidershipi Demokrat ra dakord që të mbështesë ligjin pasi mori premtimin nga Republikanët për një debat më vonë në të ardhmen mbi të rinjtë emigrantë ilegal.

Presidenti Donald Trump, i cili firmosi ligjin të Hënën në mbrëmje, qortoi Demokratët.

Kjo ishte e katërta herë që merren masa të përkohshme për shkak se Capitol Hill nuk mundi të bëjë marrëveshje për një buxhet me afat të gjatë.

Ligji i shpenzimeve kaloi në senat me 81-18 vota dhe në Dhomën e Përfaqësuesve me 266-150 të hënën paradite.

Veritas.com.al/