Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka kontrabanduar nga Kosova, 103 kuti me pije alkoolike dhe energjike, mallra për të cilat paguhet akcizë.

Si pasojë, është arrestuar dhe doganieri pranë PKK Qafë Morinë, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer veprimet doganore ndaj mjetit tip “Volkswagen”, i cili transportonte mallrat nga Kosova drejt Shqipërisë.

Njoftimi i Policisë:

DVP Kukës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Muzgu”, për goditjen e kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.

Operacioni u krye nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë.

Kontrabandoi nga Kosova, 103 kuti me pije alkoolike dhe energjike, arrestohet në flagrancë 54-vjeçari (drejtuesi i automjetit ku u gjetën kutitë me pije).

Arrestohet në flagrancë edhe doganieri i PKK Qafë Morinë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet doganore për këtë rast.

Sekuestrohen kutitë me pije dhe automjeti i 54-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës për goditjen e rasteve të kontrabandës së mallrave, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast paligjshmërie në këtë fushë, kanë organizuar punën në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Muzgu”.

Gjatë operacionit, në hyrje të PKK Qafë Morinë, si rezultat i kontrollit të ushtruar nga shërbimet e DVP Kukës, në automjetin me drejtues shtetasin u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 103 kuti me pije alkoolike dhe energjike (mallra për të cilat paguhet akcizë), të kontrabanduara në Shqipëri.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi 54 vjeç, banues në Bajram Curri.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi., 46 vjeç, banues në Zogaj, Tropojë, me detyrë doganier pranë PKK Qafë Morinë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer veprimet doganore ndaj mjetit tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin., i cili transportonte mallrat nga Kosova drejt Shqipërisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe shitja e mallrave kontrabandë” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.