Komisionerja për Zgjermin në BE, Marta Kos ishte në Elbasan me rastin e Ditës së Verës.

Për gazetarët, Kos u shpreh se në Elbasan, ishte gjithashtu për të parë nga afër disa projekte që financohen nga BE.

Kos shtoi se Shqipëria ka përparuar dhe nëse ritmi i zbatimit të reformave është i njëjtë, negociatat mund të përfitojnë në 2027.

“Jam shumë e lumtur që erdha në Ditën e Verës, nuk e njihja qytetin tuaj. E vizitova qytetin tuaj sepse doja të shihja nga afër disa projekte shumë të rëndësishme që financohen nga BE. Ne patëm mundësi të takoheshim te punishtja me gra që bëjnë qilima të mrekullueshëm. Shkuam në një projekt tjetër që financohet me fondet tona, është një projekt që ndihmon gratë e dhunura. Ishte e vështirë, por edhe inkurajuese që të bisedonim me to. Shkuam te super shkolla “Dhaskal Thodri”, biseduam me nxënësit e asaj shkolle që ishin të mrekullueshëm. Ne do përpiqemi që këto fonde të vijojnë. Kam më fort përzemër projektet që janë për të rinjtë. Shqipëria ka ecur në mënyrë të mrekullueshme, ka reforma për të bërë, nëse ritmi është si tani, do përfundohet gjithçka në 2027. Duke vijuar me këtë ritëm pune dhe pasion, së shpejti, BE të mos jetë bashkim i 27 vendeve anëtare, por me 28, kur Shqipëria të bëhet vend anëtar. Më thanë që këto sjellin fat, prandaj vura dy, një për Shqipërinë dhe një për BE”, theksoi ajo./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *