Nga: Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i Trump në Ballkan

“Shikojeni prosperitetin në Amerikë dhe jemi në zjarr. Po marrim industri të reja e po i rrisim sepse po përpiqemi të ndihmojmë bizneset dhe fokusi është në punë e ekonomi. Si t’u jepet të rinjve punë e shpresë. Ajo që kam dëgjuar nga bizneset amerikane është se duan të vijnë këtu por mendojnë se ka konflikt. Ka apo jo, kjo i frikëson njerëzit. Ajo që përpiqem të bëj është të sjell bizneset këtu e nuk shqetësohem për luftërat politike. Realiteti është se edhe qeveritë në gjithë botën kanë këto diskutime të vështira për formimin e qeverisës. E inkurajuam Kurtin të ndjekë ligjin dhe çështja e taksës mbetet e rëndësishme, ajo duhet të hiqet”, tha Grenell.

Për koalicionin qeverisës

“Po i them dy gjëra, i thashë Kurtit që vendet si Britania e Gjermania po e përcjellin situatën. I thamë të ndjekë ligjin nëse do që të arrihet suksesi. E dyta që ia thashë është për çështjet ekonomike. Gjëja më e rëndësishme, krijoni vende pune. Njerëzit janë të interesuar që të ndihmojnë ekonominë këtu, administrata e Trumpit ka qenë mjaft e suksesshme në rritje të ekonomisë duke ndihmuar bizneset përmes qeverisë”- tha ai.

Veritas.com.al/