Duket se në Kosovë vdiq shpresa për qeveri mes LVV dhe LDK, përderisa nuk ka asnjë sinjal jete se mund të takohen përsëri- edhe pse pa fryt.
17:53
Pas tri ditë takimesh, Vetëvendosje dhe LDK nuk kanë arritur të merren vesh për bashkëqeverisje.
Megjithëse në takimin e djeshëm, te dy subjektet shfaqën shenja optimiste, kjo gjë nuk ndodhi..
Albin Kurti është larguar nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës pa bërë asnjë deklaratë për media. Teksa LDK-ja e ka zgjedhur heshtjen ndaj takimit të sotëm.
Asnjë takim i ri nuk është caktuar, ndërkohë që nuk dihet se cili do të jetë epilogu i përpjekjes treditore.
17:16
Përfundon takimi Kurti-Mustafa.
Pas gati dy orësh, ka përfunduar takimi mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Këtë e ka konfirmuar për Koha.net, zyrtari për media i VV-së, Arlind Manxhuka.
Ndërkohë që ende nuk dihet nëse të dyja partitë kanë arritur marrëveshje për koalicionin bashkqeverisës.
VERITAS.COM.AL/