I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan, Donald Trump, për bisedimet mes Kosovës e Serbisë, ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, po qëndron në Kosovë nga dita e djeshme, njofton Koha net.
Pasi takoi mbrëmë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vazhduar takimet me liderët e partive politike në vend.
Pasi takoi kreun e LVV-së, Albin Kurtin, ai i shkoi në konak edhe LDK-së, ku u prit në një takim nga krerët e kësaj partie, të udhëhequr nga kryetari Isa Mustafa.
E Mustafa, pas takimit shkroi në Twitter për takimin, duke thënë se “ishte një takim shumë produktiv” me Grenellin dhe se “u pajtuam që rruga përpara për Kosovën është zhvillimi ekonomik dhe se ky duhet të jetë prioriteti kryesor i vendit tonë”.
Ndaj këtij postimi, ka reaguar Grenelli shkurtimisht, duke thënë: “Faleminderit Isë. Pajtohem”.
Veritas.com.al/