Edhe pse ftesa ishte bërë që të hënën ‘le të takohemi në çfarëdo orë’ megjithatë Albin Kurti nuk është ‘bërë i gjallë’.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka refuzuar edhe ftesën e tretë nga presidenti Hashim Thaçi, për takim për konsultë për mandatarin e qeverisë.

Ai ka thënë se e ka të pamundur të takohen më 31 dhjetor, dhe ka propozuar një takim për 6 janar.

“Ju faleminderit për ftesën e radhës. Fatkeqësisht nuk do të kem mundësi të vij nesër për takim në ora 10:00. Propozoj të takohemi të hënën, më 6 janar, në një orë të përshtatshme për juve. Gëzuar 2020”, thuhet në përgjigjen e Kurtit.

Veritas.com.al/