Në Prishtinë ka lëvizje shumë të mëdha të Policisë- siç raporton ‘Exress’.

Njoftohet se hyrja për në qytetin e Prishtinës është bllokuar plotësisht, nga disa furgonë të Policisë Speciale, me siguri nga frika e hyrjes së njerëzve të dyshimtë që mund të rrezikojnë paqen e institucioneve shtetërore.

Pas pak minutash pritet që të fillojë mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës. Si pikë kryesore e mbledhjes do të jetë Demarkacioni me Malin e Zi, raporton Gazeta Express.

Tashmë ministrat nga radhët e LDK-së kanë mbërritur në objektin e Qeverisë. Ndërkohë, po pritet që dhe ata të PDK-së të jenë pjesëmarrës në mbledhjen e Qeverisë.

Siç edhe është paralajmëruar, Qeveria do të shqyrtojë Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Kjo është konfirmuar edhe në rendin e ditës që Qeveria ka bërë të ditur për mediat.

Forca më të shumta të sigurisë shihen edhe te hyrja e Kuvendit, duke u nisur nga kabina që gjendet te porta. Zyrtarët policorë po ashtu kanë të veshur edhe jelekë antiplumb.

Pas pak minutash pritet që të fillojë mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës. Si pikë kryesore e mbledhjes do të jetë Demarkacioni me Malin e Zi, raporton Gazeta Express.

Tashmë ministrat nga radhët e LDK-së kanë mbërritur në objektin e Qeverisë. Ndërkohë, po pritet që dhe ata të PDK-së të jenë pjesëmarrës në mbledhjen e Qeverisë.

Valdete Bajrami, kryetare e grupit parlamentar e Nismes për Kosovën thotë se ‘Qeveria e Kosovës do të bjerë të mërkurën’ pasi do të jenë deputetët e Kuvendit ata që do ta votojnë një gjë të tillë. Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” shefja e Grupit Parlamentar e “Nismës për Kosovën” Valdete Bajrami.

Ndërkohë, procedimin e Demarkacionit nga ana e Qeverisë, të cilin ajo pritet ta bëjë sot, Bajrami e ka quajtur vetëm një tentativë të kryeministrit për të blerë kohë dhe asgjë më shumë.

Sipas saj, kjo marrëveshje edhe kësaj radhe nuk do të kalojë dhe kundërshtimi i opozitës do të jetë evidente. Ndërkaq duke folur për zgjedhjet e parakohshme Bajrami ka thënë se “Nisma”, por edhe opozita janë të interesuara që këtë Qeveri ta çojnë në shtëpi dhe në asnjë mënyrë të bëjnë koalicion me ta.

Tensioni politik ka gjeneruar frikën e ndonjë akti të dhunshëm; prandaj edhe Policia e Kosovës ndodhet e tëra në aksion, sipas medias.

/Veritas.com.al/