KQZ ka bërë thirrje që partitë të dorëzojnë listat e komisionerëve “ sot, jo më vonë!”. PD dhe LSi nuk përgjigjen.

Sot në mëngjes KQZ u bëri thirrje partive pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të 30 qershorit q ë’të dorëzojnë listat e komisionerëve”. Madje bëri thirrje të ngutshme, që listat të dorëzohen “brenda ditës së sotme”.  Nga KQZ mësohet se Partia Socialiste ka dorëzuar listën e saj në limitet e kohës.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk kanë reaguar. Sipas një iformacioni të siguruar nga televizioni ‘’ Report Tv’,  Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë marrë një vendim për të mos dërguar emrat e komisionerëve të tyre pranë KQZ.

Ende nuk dihet çfarë është ky vendim: PS dhe LSI janë të pa gatshme për listat e komisionerëve, apo është shenjë e ‘mosbindjes zgjedhore’.

KQZ u bëri apel partive politike të dorëzonin listat e tyre të komisionerëve brenda ditës së sotme, ditë e përcaktuar si afati i fundit për mbylljen e kësaj procedure.

Veritas.com.al/