(FOTO: Ariela Murati, studente e Mjekësisë që mbeti viktimë)/

Një 21-vjeçare nga qyteti i Fierit, studente për Drejtësi në kryeqytet, është vrarë me armë zjarri nga një bashkëqytetar i saj 23-vjeçar, në ngjarjen e regjistruar para portës së Fakultetit të Mjekësisë, rreth orës 14:52.

Forca të shumta policie dhe një grup hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Mësohet se autori Aldosen Belulaj,23,  pasi ka qëlluar me pistoletë studenten  Ariela Murati, 21 vjeç, e cila ka ndërruar jetë në spital, ka qëlluar edhe veten.

Djali i pasionuar pas vajzës dhe viktimës së vet, ndodhet në gjendje reanimacioni në spital.

Në momentin që është qëlluar me armë, Ariela po shkonte në shtëpinë e motrës së vet, por e ka ndaluar plumbi i ‘ta pasionuarit’.  Të dy të rinjtë janë nga Fieri. Ariela jeton prej kohësh në një fshat të Fierit, por në fakt vjen nga Berati.

Siç bën të ditur policia, paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë ishte kërkesa e 23-vjeçarit për lidhje me studenten 21-vjeçare, e cila e ka refuzuar.

Hetuesit në vendngjarje kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe dy gëzhoja, ndërsa po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Veritas.com.al/