Mediet italiane kanë zbuluar detaje të reja tronditëse për ekzekutimin dhe masakrimin e çiftit nga Vlora në Italia, Shpëtim dhe Teuta Pasho.

Mësohet se çifti është vrarë fillimisht në dhomën e tyre të gjumit ku po jetonin me qira në Itali. Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë. Kjo sipas mediave italiane shpjegon faktin se në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune. Ndërsa një fat akoma më tragjik kishte Teuta, bashkëshortja e Shpëtim Pashos, e cila është rrahur për vdekje, kjo vërtetohet edhe nga autopsia që rezulton në hematoma të shumta dhe kocka të thyera.

Kujtojmë se çifti është gjetur i masakruar dhe i ndarë në 4 valixhe. Ndërsa thuhet se në trup ishin ende pjesë të pizhameve të gjumit.

Mediat italiane raportojnë fakte tronditëse duke shkruar se trupat e çiftit nga Vlora janë prerë me sharrë elektrike dhe janë mbështjellë me materiale të ndryshme. Gjendja e mbetjeve të dy viktimave, të cilat nuk ishin të konsumuar në një shkallë të madhe, theksojnë ekspertët mund të jenë mbajtur në frigorifer për disa kohë.

Pista kryesore që po hetojnë autoritete Italiane janë ato që lidhen me djalin e çiftit, Taulant Pasho i cili ndodhet në burg në shtetin e Zvicrës.

Shpëtim dhe Teuta Pasho u gjetën të masakruar më 15 dhjetor në 3 valixhe, ndërkohë që një ditë më vonë u gjet edhe e katërta me pjesët e tjera të trupave.

VERITAS.COM.AL