( FOTO: Kryeministri Conte mban fjalimin në Senat i rrethuar nga Metteo Salvini dhe Luigi Di Maio)/
Pas një sulmi të ashpër mbi partnerin në koalicion, Matteo Salvini, kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka thënë se do të paraqesë dorëheqjen.
Zoti Conte tha se zoti Salvini ka qenë ‘i papërgjegjshëm ’në krijimin e një krize të re politike për Italinë thjesht ‘për arsye personale dhe interesa partiake’.
Zoti Salvini, lider i partisë nacionaliste League, ka kërkuar një mocion mosbesimi ndaj zotit Konte.
Ai gjithashtu tha se nuk mund të punojë më në një koalicion me partnerë si ‘Lëvizja Pesë Yjet’.
League dhe partia anti- establishment ‘Lëvizja Pesë Yjet’ formuan koalicionin për qeverisjen e vendit para 14 muajsh me zotin Conte si kryeministër i pavarur.
Veritas.com.al/