Pas mbërritjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Tiranë, ky i fundit dhe homologu i tij, Edi Rama ndodhen në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se bashkëpunimi me Kosovën mbetet prioritet i prioriteteve.
“Komunikim të hapur e intensiv se për ku jemi e ku duam t’i çojmë marrëdhëniet tona në drejtim të bashkëpunimit në të gjitha fushat. Kemi rënë dakord që të fillojmë përgatitjet për mbledhjen e 2 qeverive që do mbahen në Shkodër, sepse e fundit ishte në Pejë , dhe aty u dakordësuam për Shkodrën. Por një vakum me dy mbledhjeve na imponon të bëjmë një mbledhje sa më produktive, do kemi një komision ndërshtetëror për të ndjekur ecurinë e marrëveshjeve, për të ndjekur problematikat dhe arritjet. Kemi diskutuar edhe për procesin e Berlinit dhe do vazhdojmë të flasim për të harmonizuar veprimet në funksion të implementimit të katër lirive themelore të BE-së”, deklaroi Rama.
Më tej shtoi:
“Bashkëpunimi me Kosovën prioritet i prioriteteve , për mua po s’realizuam lëvizjen e plotë të njerëzve nuk e kemi kryer detyrën tonë ndaj njerëzve tanë. Është themelore që të jemi të qartë në çdo hap, për të hequr kufirin mes dy shteteve. Në fund dua të theksoj se jemi 100 për qind në mbështetje të Kosovës në betejën për njohjen e plotë si një shtet sovran e demokratik.”
Veritas.com.al/