Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mbërritur pak momente më parë në Tiranë.
Ceremonia e pritjes u zhvillua në Pallatin e Brigadave. Kjo është vizita e parë zyrtare e Kryeministrit të Kosovës në Tiranë.
Kujtojmë se, pas takimit është paralajmëruar konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave shqiptarë.
Në ora 13:00 është paraparë takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në Presidencë.
Më pas, Hoti do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, në zyrën e këtij të fundit në ora 14:00.
Në ora 14:45 do të ketë takim me mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrit Hoti në Bashkinë e Tiranës.
Ndërsa në fund të ditës, Hoti do të takojë edhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në selinë e partisë në ora 15:30.
VERITAS.COM.AL/