Gjykata Supreme e Pakistanit ka njoftuar hapjen e procesit gjyqësor mbi pretendimet për korrupsion, ku varet fati politik i kryeministrit  Minister Nawaz Sharif.

Dyshimet ngrihen rreth bizneseve të familjes së kryeministrit ku përfshihen tre fëmijët e tij. Deri tani thuhet se bizneset e fëmijëve të kryeministrit janë të lidhura me llogaritë offshore të  Panama Papers.

Zoti  Sharif dhe familja e tij kanë mohuar se kanë kryer ndonjë gjë të keqe, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë akuzat e “motivuara politikisht”- sipas tij.

Qeveria ka thënë se ka besim të plotë se zoti Sharif do të dalë i pastër.

Çështja mund të gjykohet ditën e Enjte. Rreth 1,500 policë janë zhvendosur nga postet e tyre dhe kanë rrethuar selinë e Gjykatës ku do të mbahet gjyqi, në Islamabad.

/Veritas.com.al/