Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Arben Kraja, në një prononcim për mediat deklaroi se gara për kreun e SPAK është ende e hapur.
Ai tha se gjatë kohës që ka qëndruar në detyrë është bërë puna më e mirë e mundshme dhe se ky institucion është i ri.
“Institucion është i ri. Çdo gjë është krijuar nga e para”.
I pyetur nëse pritet arrestimi i ndonjë të ashtuquajturi “peshk i madh”, Kraja u shpreh se puna vijon çdo ditë dhe përmendi rastin e sotëm të marrjes të pandehur të 10 ish zyrtarëve të qarkut të Lezhës, përfshirë edhe ish kryetarin e bashkisë.
Kraja pranoi se ndaj prokurorëve të SPAK janë regjistruar raste presionesh, por shtoi se atyre iu sigurohet mbrojtje siç e parashikon ligji.
“Prokurorë e gjyqtarë të SPAK kanë çështje të vështira për të trajtuar qoftë për personazhe të krimit të organizuar. Ka pasur presion, por kanë mbrojtje siç ja parashikon ligji”, tha ai.
Kujtojmë se një muaj më parë është hapur gara për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme.
Mandatit 3-vjeçar të Krajës, po i vjen fundi, pasi kreu i këtij institucioni gëzon vetëm një mandat dhe nuk ka të drejtë rizgjedhjeje.
Më herët edhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka thënë se janë në dijeni të përpjekjeve për të frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët.
Kjo, sipas ambasadores bëhet për të shtrembëruar drejtësinë dhe për të këmbëngulur në pandëshkueshmërinë për të fuqishmit.