Gjykata, institucioni ku pritet të vendoset drejtësi, në Elbasan është kthyer në “pasarelë” sfilatash për TikTok. Kryetarja e gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani ka “harruar” krimin dhe shfaqet duke bërë ‘modelen’ në Tik Tok, duke e kthyer zyrën në një pasarelë.
Lidhur me publikimin e këtyre videove ka reaguar edhe zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani. Përmes një njoftimi ILD thotë se për magjistraten do të bëhet hetim disiplinor. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta është interesuar në Inspektorin e Lartë të Drejtësisë lidhur me këtë situatë dhe mëson se sot u zhvillua një mbledhje posaçërisht për Kapedanin.
Ndonëse në ambientet e gjykatës duhet të punohet për të vënë pas hekurave kriminelët, gjyqtarja në video botuar ne Tik Tok dhe të zbuluar nga faqja web Hashtag.al shihet të sfilojë në korridorin e gjykatës deri në zyrën e saj. Për këtë gjyqtare e cila duhet të drejtojë luftën ndaj krimit në këtë qytet, “mafia” si duket është një lojë filmash.
Kapedani u emërua kryetare e Gjykatës së Elbasanit në 30 shtator 2020, pas dorëheqjes së gjyqtarit Zihni Shahu. Në dhjetor 2019, ajo bëri bujë ne medie pasi ka liruar nga burgu Viktor Imerin e bandes se Gaxhait.
Fakti që Elbasani prej shumë kohësh është cilësuar si qyteti i bandave dhe se ndodhet nën sundimin e krimit, nuk duket shqetësuese për krytaren e gjykatës. Para rreth një muaji qyteti u trondit nga një përplasje me armë ku humbi jetën Pjeter Xhuvani e u plagosën katër persona të tjerë, një ngjarje e rëndë që ndodhi para zgjedhjeve të 25 prillit dhe në prani të dhjetëra efektivëve të policisë.
Më 11 maj ndodhi ekzekutimi i rradhës. 41 vjeçari Everest (Ibrahim) Çaka u vra me armë me silenciator në makinë në sy të gruas së tij në lagjen “Skëndërbej” në Elbasan. Shkak i vrasjes dyshohet se është e shkuara tij, kjo pasi Çaka ka lidhje me persona me të shkuar kriminale që kanë mbetur të vrarë pak vite më parë. Më konkretisht, atij i është ekzekutuar vëllai në Barcelonë si edhe kushëriri Ardit (Arjan) Spahiu në Belgjikë. Ky i fundit është vëllai i kunatit të Erion Alibej, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve. Erion Alibej, organizatori i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik, ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan.
VERITAS.COM.AL