Edukatorja Majlinda Dhima në kopshtin ‘Stinët’ në Tiranë është shoqëruar në polici 6 ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ku shfaqej duke dhunuar një 3 vjeçare në kopësht, të cilës dyshohet se i ka thyer edhe këmbën.

Dhima po hetohet nën akuzën e ‘keqtrajtimit të të miturit”.

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në një kopsht privat. Mësohet se policia është njoftuar në lidhje me ngjarjen në orën 21:00 të datës 1 nëntor. Që atë natë kanë nisur veprimet për sqarimin e situatës, janë marrë deklarimet e prindërve të vajzës së mitur, të punonjësve të kopshtit dhe drejtuesve të saj. Burime pranë Komisariatit nr. 1 në Tiranë bëjnë me dije se janë tërhequr të plota të gjitha pamjet e kamerave të kopshtit për të hetuar rastin.

Përgjatë paradites rezulton se vajza 3-vjeçare ka lëvizur pa probleme dhe në dukje të parë nuk shfaq shqetësim.të ketë dhimbje nga këmba.

Dyshimet e  hetuesve janë se mund të jetë lënduar gjatë kohës që ka qenë në gjumë. E mitura është vënë për të fjetur  në orën 12:21 minuta të datës 1 nëntor dhe është zgjuar nga gjumi në orën 15:03 minuta. Pasi është zgjuar, në pamjet e kamerave ajo shfaqet e shqetësuar dhe me dhimbje.

Gjatë kohës që ajo ka qenë në krevat, sipas hetuesve, në rrotullim e sipër në gjumë, mund të jetë lënduar në hapësirat e krevatit. Referimi në Prokurorinë e Tiranës është bërë me akuzën “keqtrajtimi i të miturve”, për shkak se edukatorja shfaqet qartë në pamjet e kamerave se e qëllon vajzën me vizore.