Prokuroria Speciale e Kosovës konfirmoi se kryeministri Albin Kurti nuk u paraqit për të dhënë dëshminë e tij, pavarësisht urdhrit të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Kreu i qeverisë ishte i detyruar të paraqitej në Prokurorinë Speciale më 4 mars 2025, në orën 10:00, për të dëshmuar lidhur me hetimet për dyshimet për keqpërdorim të rezervave shtetërore.

“Dëshmitari Albin Kurti nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij, edhe përkundër faktit se ka qenë i obliguar me Urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë”.

Ky rast po hetohet për dyshimet për keqpërdorim të fondeve shtetërore, dhe Prokuroria ka theksuar se do të vazhdojë të veprojë sipas legjislacionit në fuqi për të siguruar zbatimin e ligjit në çdo rast penal.

Ky zhvillim ka ngjallur reagime të shumta, ndërkohë që pritet të shihet se si do të veprohet në vazhdim.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *