Kryeministri Albin Kurti ka akuzuar përfaqësuesit për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell se kanë anuar nga Serbia në procesin e dialogut.
Kurti thotë se Serbia prej kohësh nuk ka sjellë asnjë propozim të ri për dialogun dhe Lajçak do duhet të japë llogari. Kurti ka thënë se në takimin trilateral, u ekspozua përball një skenari që Lajçaku e kishte dizajnuar kohë më parë.
Ai ka thënë se pasi propozoi një plan të punuar nga Kosova, presidenti i Serbisë dhe Miroslav Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe me të njëjtën shpërfillje të koordinuar. Të dy sipas tij thanë, që ky plan është shumë jorealist.
“Unë në plan nuk kisha shpikur e shtuar asgjë. Pasi u refuzova në sinkroni nga Vuçiçi e Lajçaku, ua shtrova një pyetje bazike: ‘Pasi po refuzoni propozimin tim, më thoni nëse Serbia ka bërë ndonjëherë ndonjë propozim të ndonjë plani të sekuencimit’. Lajçaku tha që po, me bindje të plotë, gjithashtu edhe Serbia tha po.
Unë u kërkova ndonjë dokument, por nuk mu dha. Pas shumë insistimeve mu soll një dokument që mu tha se është propozimi i Serbisë për planin e sekuencimit”, ka thënë ai.
“Pasi përfunduan takimet dhe pas daljes time në media ndërmjetësi lëshoi një dokument sekuencimi që tha se Vuçiqi e pranoi e Kurti e refuzoi.
Një informacion i tillë është i pavërtetë… Dokumenti i tillë i Lajcakut ishte refuzuar më 19 korrik nga z.kryeministri Bislimi. Pse kjo katrahurë informacioni nga zyra e Lajçakut… Më 14 shtator pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësit kundër Kosovës në përgjithësi dhe kundër marrëveshjes në përgjithësi… Ose do e zbatojmë marrëveshjen bazike në plotëni ose nuk mund të zbatojmë atë që do Serbia. Kjo logjikë ka vdekur.
“S’ka bërë propozime Serbia prej kohësh. Ne kemi menduar se Lajçak po gjente kompromis, por pala serbe nuk ka sjellë asnjë propozim të ri. Lajçak për këtë do duhe ttë japë llogari në Këshillin e Evropës. Borrell dhe Lajçak anuan nga pala serbe.”- tha Kurti.
Rundi i fundit i dialogut në Bruksel, më 14 shtator, ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përfundoi pa përparim në normalizimin e marrëdhënieve.