Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se do të reagoi në 18:30 të së premtes në lidhje me votimin e parlamentit që i hapi rrugë arrestimit të Ahmetajt.
“Pasdite në 18.30 do t’i drejtohem opinionit publik me një adresim për votimin e sotëm në Kuvend”, shkruan Rama në Twitter.
Me 117 vota pro dhe 3 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme që i hap rrugën arrestimit dhe kontrollit të banesës së ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Gjatë seancës së posaçme ku u lexuan dhe raportet e Komisionit të Mandateve, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ftoi SPAK që t’i shkonte deri në fund hetimit për çështjen e inceneratorëve, teksa ftoi Ahmetajn të bashkëpunojë me drejtësinë.