
Më pak se pesë minuta nga nisja është mbyllur seanca e kësaj të hënë në Kuvend. Pasi maxhoranca ka miratuar në parim pr/buxhetin 2024, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka mbyllur seancën.
Shkak është bërë kaosi i shkaktuar nga deputetët e Foltores, të cilët kanë ndezur tymuese në ambientet e institucionit.
Ndërkohë për votimin në parim të projektligjeve nuk ka pasur asnjë diskutim.
Kjo është hera e disatë që Foltorja shkakton kaos brenda ambienteve të Kuvendit, duke përdorur tymuese dhe flakadanë.