Nga: Artan Dimni/
Është ora kur pritet të nisë seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, por sot opozita i ka dhënë pamje të veçantë këtij momenti. Shumë njerëz të ardhur nga rrethet, militantë të PD dhe LSI, kanë qëndruar para selisë së mbledhjeve plenare.
Protesta e Opozitës ka për qëllim q ëtë mos lejojë Kuvendin që të zgjedhë Prokurorin e Përkohshëm, pas mbarimit të mandatit të prokurorit Adriatik Lalla.
Grupi parlamentar Socialist ëshë mbledhur sot në mëngjes dhe ka dhënë mbështetje për kandidaten Arta Marku, mes tre kandidatëve të deritanishme për prokuror të përkohshëm. Duket sikur kjo është bërë me qëllim që para grupimit ët protestuesve të ‘nxjerrë’ një grua. Arta Marku është ndihmës drejtuese e prokurorisë në Shkodër.
Mirëpo Opozita (PD+LSI) nuk pajtohet me zgjedhjen e prokurorit nga Kuvendi, gjë që e quan ‘zgjedhje politike’. Plani opozitar për të mos lejuar zgjedhjen e prokurorit nis që nga reagimi brenda sallës së Kuvendit deri në reagimin e protestuesve para selisë.
Policia ka rrethuar selinë e Kuvendit, ku ndodhen disa protestues opozitarë.
Pritet që të ketë zhvillime të tjera në Kuvend dhe jashtë tij.
Veritas.com.al/