Nga: L. Skiro/
Sot seanca plenare parlamentare ka dëshmuar, më në fund, se është gjëja më e thjeshtë të nxjerrësh deputetë dhe kryeministrin nga salla e Kuvendit.
Fillimisht është përjashtuar deputeti Flamur Noka i PD me arsyetimin se ‘ka pushtuar foltoren e Kuvendit”. Para një jave vetë kryetari i PD, deputeti Lulzim Basha, është përjashtuar nga seanca parlamentare me të njëjtin arsyetim: “Pushtim i foltores”.
Ngjarjet e sotme në sallone Kuvendit edhen për shkak të një sulmi verbal që ka kryer kryeministri Rama kundër deputetit të PD, ish- kryeministër, Sali Berisha. Sipas refleksioneve nga analiza e deputetëve të PD, kryeministri ka përdorur fjalët ‘i rrjedhur’ ndaj zotit Berisha.
Kjo është e tëra.
Pikërisht nga fakti se ‘kjo është e tëra’ që ndodh në Kuvend, konstatohen disa fenomene që po ndodhin me politikën parlamentare.
E para, ‘përjashtimi’ është fjala e parë dhe më e lehta për t’u përdorur në sallën e Kuvendit. Pas kësaj qëndron jo vlera e masës ndëshkimore, por mos- vlera Kuvendare. Përderisa deputeti është lehtësisht i lëvizshëm nga salla brenda- jashtë saj, kjo nënkupton se vetë Kuvendi mund të mos ketë peshë në misionin që i është caktuar. Aq më shumë kur kërkohet ‘përjashtim i i kryeministrit, kushdo qoftë, për një javë nga punimet e Kuvendit- siç ka kërkuar PD
E dyta, Partia Demokratike në Opozitë, ka zgjedhur rrugën politike irrituese dhe jo produktive, siç është edhe zënia e foltores së Kuvendit. Në të gjitha rrethanat, Opozita kërkon ‘shkak’ që të bllokojë punimet. Shkau pse kryeministri ofendoi ish- kryeministrin Demokrat nuk është i ri. Ka ndodhur mijëra herë kjo gjë. Por pyetja bëhet sot: Pse angazhohet opozita në mënyrë të rrufeshme, për të njëjtin fakt të vjetër?
E treta, nëse vini re, sot në Kuvend ish- kryeministrin Berisha e morën në mbrojtje të njëjtët deputetë që e kanë mbrojtur edhe në legjislaturën para zgjedhjeve të 2017: Flamur Noka dhe Fatmir Mediu. Herën e kaluar kur zoti Ruçi i preu fjalën Berishës, asnjë nga deputetët e PD nuk e mbrojti. Veprimi ose ‘mosveprimi’ i klasës së re të PD në Kuvend u gjykua si ‘shitje e Berishës nga PD pas marrëveshjes Basha- Rama’.
Por as sot PD e ‘re’ nuk e mbrojti Berishën; përsëri të vjetrit. Por kësaj here ‘ të vjetrit’ e bënë për të ngulur ‘gozhdën’ aty ku iu duhet: PD e re nuk e mbron më Berishën.
Veritas.com.al/