Në një botë të kthyer përmbys, Shqipëria ndihmon Italinë dhe dërgon “një ngarkesë” shqiptarësh që ne, të frikësuar nga pushtimi i huaj, nuk i mirëpresim. Por, në fakt ata janë mjekë dhe infermierë, të cilët kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i quan, në një video shembullore për edukimin qytetar, “ushtarët tanë me veshje të bardha”, shkruan gazeta e njohur italiane “La Repubblica”.

Dhe Rama thotë për ne gjëra të bukura që ne ndoshta nuk i meritojmë.

Flet për mirënjohje, pa mëri historike edhe për dhunën tonë koloniale. Ai kujton vetëm se i kemi mirëpritur ata jo se i kemi keqtrajtuar ata, duke arritur deri aty sa një prej anijeve të tyre me 120 refugjatë (28 Mars 1997, qeveria Prodi): 81 të vdekur dhe 27 të humbur.

Dhe prej vitesh ne i kemi “neveritur” ata, sikur të ishin hajdutë duke i mbajtur ata jashtë ambienteve dhe shtëpive: “Ne nuk i japim shtëpi me qira shqiptarëve”.

Pra, kjo falje kundër racizmit duket se është një dhuratë dashurie që na vjen nga Shqipëria e Ermal Metës, i cili triumfoi në Sanremo në vitin 2018  dhe Elsaid Hysaj, i treti i Napolit të mrekullive, i cili arriti me një  njërën nga ato varkat që gjysma e Parlamentit Italian do të dëshironte të ktheheshin. Pra, në mesin e disa gjërave pozitive të këtyre ditëve të tmerrshme është edhe fundi i kompleksit tonë të superioritetit pa kuptim ose nëse dëshironi mjaftueshëm drejt një vendi që bëhet modern, por i mirë, i pasur pa cinizëm, “i shëndetshëm” me përulësi. Një vend që deri 20 vjet më parë na shikoi sikur të ishim “Lamerica”, që është titulli i filmit të Amelio për poshtërimin e një populli krenar dhe të ngurtësuar, mbi migrantët që zbarkuan në Brindisi sikur të zbarkonin në Nju York. Dhe tani përkundrazi ata na ndihmojnë , sikur të ishin ata amerikanët tanë.

Shqipëria që sot na ofron një dorë dhe një vend ku shumë italianë po punojnë shumë mirë, në universitete, në biznese, në televizion dhe gjithashtu në arkitekturën publike: plani rregullues i Tiranës është i Stefano Boeri, stadium i futbollit u krijua nga studiot e ”Arche” në Firence, trajneri i ekipit kombëtar Edoardo Reja lindi në Itali, dhe paraardhësi i tij ishte Panucci … Dhe në krye të të gjithave është Edi Rama, një zotëri i imponuar paqësor, me një mjekër të bukur të bardhë të kujdesur, një artist i arsimuar, i kulturuar, i fortë dhe i mençur. Dhe fqinji i shtëpisë që nuk e prisni, një poliglot që flet një italishte për t’u pasur zili shumë deputetëve dhe senatorëve tanë dhe madje disa ministrave. Në fakt, ai di të vendosë lidhësat në vendin e tyre dhe theksin e tij është i huaj, por në të njëjtën kohë italian.

Ishte kryetari i bashkisë që ndërtoi Tiranën, duke prishur shtëpitë e paligjshme pranë lumenjve, duke ngjyrosur me ngjyra të gjalla  periferitë gri të komunizmit rural, duke ndërtuar vepra publike dhe përfundimisht duke mposhtur Berishën, një nga miqtë ”e tmerrshëm” të Berlusconit.

Edi Rama është një nga ata burrat që identifikohet me rikualifikimin e një qyteti: nga degradimi, nga nëntokësore, nga getoizimi. Si Orlando ynë në Palermo dhe para tij Bassolino në Napoll, si Sergio Fajardo, kryetari i Bashkisë Medellin në Kolumbi, i cili është qyteti më i rrezikshëm në planet dhe tani është më i studiuari në universitetet e gjithë botës.

Ne nuk do të të harrojmë, Edi Ramën, i cili na ndihmon kur amerikanët nuk na ndihmojnë më dhe Europa gjithashtu na ndihmon pak.

Le ta pranojmë: prapa ndihmës së Kinës mundtë shikosh me pak keqdashje, ndjenjën e fajit dhe mbase gjithashtu një bujari “gjeopolitike”.

Ndihmat e Putinit nuk kanë shijen e një shfaqjeje, por të paternalizmit të Rusisë së Madhe që i shtrin dorën një Europe armiqësore.

Pastaj është edhe e mrekullueshmja Kuba , paradoksi i lumturisë komuniste, i diktaturës së vogël, së vogël të bërë nga krenaria dhe identiteti, me një shkencë mjekësore që e ka zili tërë bota.

Por, vetëm Shqipëria është një përrallë me të vërtetë befasuese me këtë kryeministër që na falënderon dhe na vë në siklet: ndihma e tij e vogël e madhe është një mrekulli e  Zotit.