Gjykata e Tiranës ka vendosur t’i japë lirinë 10 prej të arrestuarve pas protestës tek parlamenti, ndërsa ka lënë në burg vetëm njërin prej tyre. Bëhet fjalë për Dorjan Protoduarin, i riu që u arrestua tek Spitali i Traumës pak orë pas protestës tek parlamenti.

Vendimi ka ardhur pasi trupi gjykues ka dëgjuar prokurorinë dhe të arrestuarit me avokatët e tyre.

Ndërsa për 10 të ndaluarit, gjykata ka vendosur masën ‘detyrim paraqitjeje’.  Ata janë:

1.Fluturim Goleci, 2. Amarildo Sinanaj, 3. Marsel Velillari, 4. Ruzhdi Daci 5. Shpati Bilbilajn, 6. Erald Muçaj, 7. Ali Nalic, 8. Alban Ahmetcenaj,  9. Paolo Ahmetcenaj,  10. Lulzim Dozhanin.

Veritas.com.al/